Kompania e njohur Disney po mbron vendimin e saj pasi ka “lënë në baltë” anëtarët e ekuipazhit në Castaway Cay, ishullin e tyre privat në Bahamas.

Stafi i lartë braktisën punonjësit më të ulët teksa vet ishin duke ikur nga Uragani Dorian.

Megjithatë i gjithë personeli është i sigurt pasi kaluan në një strehë të ndërtuar posaçërisht për t’i bërë ballë një stuhie të Kategorisë 5.

Dorian është një stuhi e Kategorisë 5 me erë 185 kilometra në orë që shkatërroi ishujt Bahama në veriperëndim të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re