Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti sqaroi rëndësinë e maskës që na ruan ndaj Covid-19, por theksoi se më e rëndësishme është ruajtja e distancës.

“Maska më e mirë janë ato kirurgjikale jo maskat me valvul. Por distanca është kyçe,” -u shpreh Alimehmeti për News 24.

Virusi ka prekur deputetë e kryebashkiakun, duket se po ka përhapje masive si e vlerësoni situatën?

Sa më shumë kontakte të kesh aq më shumë je i riskuar. Persona në funksione publike kanë risk më të madh infektimi.

Sa i përket stinës, kjo ka lidhje edhe me hapjen jo vetëm me stinën. Kjo përkoi me stinën e verës. Por rritje pritej

Kjo hapje ishte e duhura?

Hapja në gjykimin tim ka qenë me hapat e duhur, por si çdo situatë ke edhe një bazë brenda, ndërgjegjësimi në popullatë. Dhe për këtë nuk ka masë për ta matur. Kur u bë hapja u duk se gjithçka kaloi, por nuk ishte vërtetë kështu. Fatkeqësisht ky mesazh nuk arriti publikun e duhur.

Vendimi i fundit për klubet e natës, ishte i drejtë ky vendim, minimizon përhapjen?

Ky është një vendim si masë e ndërmjetme duke targetuar muzikën për të evituar përhapjen mes të rinjve.

Jemi të shqetësuar për prindërit, se këta të rinj të ekspozuar jashtë mund t’u çojnë virusin. Nuk shohim masa të mëdha për të evituar ekspozimin e tyre, duken masa më shumë të drejtuara nga të rinjtë. Por sigurisht që ka edhe efektin e vet negativ.

Si e parashikoni situatën?

Modelet janë shumë variabël, e kemi të qartë që ecuria në Ballkan është e largët se në SHBA duket se po stabilizohet jo në shifra por nëse gjithçka vijon kështu mund të shohim një kurbë në ulje nga gjysma e dytë e gushtit. Por vazhdimësia do të jetë shumë më e gjatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re