Distria Krasniqi, është ky emri që po bën krenar të gjithë shqiptarët mesditën e kësaj të shtune, pasi sportistja nga Kosova rrëmbeu medaljen e saj të artë në lojërat olimpike të Tokios.

E gjithë politika në Shqipëri dhe në Kosovë ka përshëndetur fitoren e medaljes në sportin e xhudos, ndërkohë që ndër të parët që kanë reaguar kanë qenë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kreu i PD-së Lulzim Basha si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Vjosa Osmani

Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder e krenari e lumturi e papërshkrueshme.

Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës.

Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë.

Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës.

Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo!

Albin Kurti

DISTRIA E ARTË! Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë.  Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio.

Lulzim Basha

Sali Berisha

Sukses fantastik! Distria Krasniqi fitoi medaljn e Arte! Triumfoi edhe ne finale! Sukses i jashtezakonshem. Urimet me te perzemerta Distrias, tranjerit, familjes, Kosoves dhe mbare shqiptarve!sb

Ramush Haradinaj

Flamuri i Republikës së Kosovës edhe njëherë u ngrit lartë nga Vajza e Artë. Faleminderit Distria! Faleminderit Driton Kuka! Ju jemi borxhli për secilin sukses, për secilin emocion. RH

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re