Më e fundit nga fronti i ndezur në Nago-Karabak, është se armenët po tërhiqen. Kjo, sipas autoriteteve azere, të cilat që nga nisja e konfliktit dy javë më parë, kanë shpallur fitore të njëpanjëshme në terren.

Ndërkohë, në një bisedë telefonike me kryeministrin armen Nikola Pashinyan dje, presidenti rus Vladimir Putin theksoi rëndësinë e një ndërprerje urgjente të armiqësive në Nago-Karabak.

Nga ana tjetër, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Armenia duhet të largohet nga territori i okupuar azerbajxhanas.

Pas konfliktit të armatosur 1992-1994, Baku-ja humbi kontrollin e Nago-Karabakut dhe shtatë rajone fqinje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re