3 Qershori njihet si Dita Botërore e Biçikletave dhe padyshim nuk kishte se si të kalonte pa u vënë re dhe në Shqipëri. Një festival i madh do të mbahet në Tiranë, ku padyshim kryefjala do të jetë biçikletat dhe çiklistët, por nuk do të mungojnë as aktivitete të tjera argëtuese.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, kryebashkiakia e biçikletave, Iden Petraj ka ndarë të gjitha detajet se çfarë do të ndodhë në këtë ditë. Ajo theksoi se çiklistët do vijnë dhe nga qytetet e tjera si Shkodra, Vlora, por dhe nga Kosova.

“Nuk është një strukturë, është një titull honorifik që jepet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili dhe e ka nisur këtë, ose nga Organizata Botërore e Biçikletave në Holandë. Ata kanë krijuar këtë organizatën dhe kanë zgjedhur individë që janë të spikatur për çiklizmit në fushën e tyre. Edhe i përzgjedhin për të menaxhuar aktivitete, ose situatën e çiklizmit në qytet. Çfarë do të thotë kjo? Ti je lidhja nëpërmjet komunitetit të çiklistëve dhe institucioneve të ndryshme. Për shembull, në rastin e infrastukturës dhe parkingjeve të biçikletave. Ne vetëm vitin e kaluar vendosëm 82 parkingje të reja, që biçikletat në rrugët e Tiranës janë të sigurta në rrugët e Tiranës. Janë këto biçikletat shumëngjyrëshe dhe lokacionet janë zgjedhur nga çiklistët e Tiranës.

Kjo është festa që mbledh komunitetin më të madh të çiklistëve, pra ne ndër vitet e kaluara, kemi shkuar nga 700-800 çiklistë, gjë që është shumë e mirë për bizneset. Por ndryshe nga herët e tjera, ne ketë here kemi ftuar dhe komunitetet e qyteteve të tjera. Pra, nuk është e fokusuar vetëm për Tiranën, por Shkodra, është Vlora, do vijnë dhe nga Kosova.

Këtë herë kemi shtuar dhe një aktivitet tjetër, i cili quhet ‘Fotoja më e bukur’ dhe do të japim tre çmime në fund të organizimit dhe do të zgjedhim tre foto që janë bërë në Tiranë me biçikletë. Kjo në fakt për të promovuar pak dhe promovimin e biçikletës, gra, vajza, djem dhe fëmijë, do të pasqyrojmë fotot aty për të treguar se sa i madh është komuniteti i çiklistëve, gjithashtu dhe për të krijuar pak ndërveprim”, u shpreh Petraj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re