Skip to content

Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas

Në ditën Botërore të Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka shpërndarë një video me informacion dhe kësaj sëmundjeje kronike dhe me mesazhet e mjekëve që bëjnë thirrje për kontrolle.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shkruan se me buxhetin e vitit të ardhshëm, do të mbështetet depistimi falas në programin e kontrollit bazë si dhe ofrimi i fishave për matjen e glukozës për grupet në nevojë.

Sipas Ramës, po punohet edhe në përmirësimin e listës së barnave të rimbursueshme.

Postimi i Ramës:

Në Ditën Botërore të Diabetit, mjekët bëjnë thirrje për kryerjen e kontrolleve të rregullta shëndetësore👩🏼‍⚕️👨‍⚕️🩺🤍

📊 Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas në programin e kontrollit bazë, si dhe ofrimi i fishave për matjen e glukozës për grupet në nevojë, ndërsa po punohet për përmirësimin e listës së barnave të rimbursueshme💊

https://www.facebook.com/reel/2182122268978552