Kreu i shtetit, Bajram Begaj ka përgëzuar të gjithë prindërit dhe mësuesit që trashëgojnë brez pas brezi gjuhën shqipe.

Në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, Begaj thekson se çdo element që reflekton dashurinë për atdheun është mbreslënës e unikal, duke vënë theksin tek shqiptarët jashtë vendit.

“Është mbresëlënës dhe unikal çdo element që reflekton dashurinë për atdheun.

Shqiptarët kudo në botë e ruajnë dhe e trashëgojnë gjuhën si pjesë thelbësore të identitetit tonë kombëtar.

Sot, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, përgëzoj të gjithë ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë “Gjuhën Shqype”, shkruan ai.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re