Jazz-it, që festohet me qëllim ndërgjegjësimin mbi vlerat e kësaj rryme muzikore.

Për të festuar këtë datë, në shumë vende organizohen evente të ndryshme, ku lajtmotiv mbetet edukimi përmes Jazz-it, ku theksohen vlera të ndryshme si uniteti dhe dialogu përmes kulturës.

Edhe në Shqipëri aktivitetet me këtë rast nuk kanë munguar. Në qytetin e Beratit, ku vitet e fundit vihet re një numër i madh turistësh, është mbajtur një koncert në skenën e improvizuar në bulevard. Ndryshe nga organizimet e tjera, në këtë festë, të rinjtë dhe të rejat kanë sjellë në skenë këngë të muzikës qytetare të ripërpunuara në versionin jazz.

Aktiviteti i organizuar nga Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” ka mbledhur në pedonalen e qytetit qindra artdashës e fansa të këtij zhanri, mes të cilëve shumë turistë çekë, italianë e anglezë, të cilët janë mahnitur nga atmosfera e krijuar dhe kanë kërcyer nën tingujt e përzgjedhur nga Altin Metohu, muzikant dhe ideatori i kësaj feste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re