Presidenti i Republikës Ilir Meta shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se Dita Botërore e luftës kundër Diabetit, e gjen Shqipërinë me rreth 75 mijë qytetarë, të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe tipit 1.

Ndër të tjera, Meta apelon për mbështetje ndaj kësaj kategorie, sidomos në këto ditë pandemie.

“Në situatën e pandemisë COVID-19, situata në të cilën ata ndodhen duhet parë me përparësi absolute, nëpërmjet paketave konkrete të ndihmës ekonomike, të dedikuara në parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit të tyre.” –shprehet Meta.

POSTIMI:

Sot, Dita Botërore e luftës kundër Diabetit, e gjen Shqipërinë me rreth 75 mijë qytetarë, të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe tipit 1.

Ndërkohë që konstatohet edhe një rritje e numrit të fëmijëve të prekur prej saj. Një nga kërkesat e drejta, por të pazgjidhura ende, është ribursimi për kategoritë më në nevojë, që për shkak të kushteve të vështira ekonomike e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta të mjekimit.

Në situatën e pandemisë COVID-19, situata në të cilën ata ndodhen duhet parë me përparësi absolute, nëpërmjet paketave konkrete të ndihmës ekonomike, të dedikuara në parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit të tyre.

Të prekurit nga diabeti, në mjerim dhe varfëri, të mbështeten dhe të mos braktisen nga shteti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re