Në ditën botërore të Talasemisë, presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje për solidarizim me kauzën humane të dhurimit të gjakut.

Meta shprehet se nuk duhet të harrojmë se vetëm 10 minuta mjaftojnë për të dhuruar gjak, për të shpëtuar jetën e një fëmije talasemik.

Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:
“Dita Botërore e Talasemisë na kujton sot rëndësinë e solidarizimit me kauzën humane dhe fisnike të dhurimit të gjakut. Të mos harrojmë se mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak, për të shpëtuar jetën e një fëmije talasemik!

Krenar dhe falenderues për rolin e jashtëzakonshëm dhe sensibilizimin frymëzues, që “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” ka luajtur në këto vite për garantimin e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat jetësore të fëmijëve dhe çdo pacienti me talasemi.

Por është përgjegjësi e të gjithëve, në veçanti e institucioneve përgjegjëse, për të shumëfishuar përpjekjet për rrëzimin e barrierave burokratike dhe eleminimin e pabarazive shëndetësore, me qëllim garantimin e një jete normale dhe cilësore, nëpërmjet furnizimit të sigurt me gjak dhe trajtimit spitalor dinjitoz të pacientëve me talasemi. Mposhtni indiferencën që vret! Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re