Me rastin e ditës botërore kundër kancerit, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, u ka dërguar një mesazh mbështetjeje të gjithë personave që po kalojnë këtë sëmundje

Me rastin e ditës botërore kundër kancerit, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, u ka dërguar një mesazh mbështetjeje të gjithë personave që po kalojnë këtë sëmundje.

Në një postim në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në “Instagram”, ajo publikoi dy foto, disa javë pasi njoftoi se sëmundja e saj kishte kaluar.

“Mos harroni të kujdeseni për gjithçka që qëndron përtej sëmundjes”, shkruante ajo në mesazhin e saj krahas fotos.

Në foto ajo duket e buzëqeshur ndërsa qëndron në një trung të madh peme në pyllin Windsor. Fotoja mësohet se është realizuar nga djali i saj i vogël, Princ Louis.

Natyra, si një burim gëzimi dhe paqeje, duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Kate Middleton gjatë vitit të kaluar dhe kjo pasqyrohet në të dyja fotot, shkruan “People”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko