Skip to content

Dita e 103-të/ Protestuesi tregon “recetën”: Mos u përçani, vetëm të bashkuar rrëzojmë Ramën

c5cc584a f4bc 481c a5b3 7e114cb96ee7

Në protestën e 103-të, një protestues bëri thirrje për bashkim, pasi vetëm kështu mund të bëhet ndryshimi dhe vetëm kështu mund të largohet Rama.

“Mos e përçani shpresën e Shqipërisë. Sot koha ju ka thirrur për një ngjarje të madhe, po qëndroni në shesh dhe po sakrifikoni. Ne brezi i 3-të ju kemi mbështetur sepse te ju kemi parë të ardhmen.
Mos u përçani, mos e ktheni njëri-tjetrin në kundërshtarë. Mund të keni mendime të ndryshme, por mund të keni të njëjtën të ardhme.
Mos lejoni që një debat i çastit, të rrëzojë besimin. Ëngjëjt dhe djajtë nuk jetojnë bashkë. Ju nuk jeni armiqtë e njëri-tjetrit. Rinia duhet të na japë shpresë”.