
Edhe këtë të premte studentët do të vijojnë protestën para Kryeministrisë.
Në ditën e 11 të protestës, Bashkimi Kombëtar i Studentëve ka bërë thirrje se nuk do të ketë asnjë negociatë me kryeministrin.
Studentët do të mblidhen fillimisht pranë fakulteteve respektive dhe në orën 10:00 do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Në faqen zyrtare në “Facebook”, Bashkimi Kombëtar i Studentëve ka bërë thirrje se protesta duhet të vazhdojë paqësisht dhe nuk duhet të përshkallëzohet.