Skip to content

Dita e 3 e protestës/ Policia kontrollon të rinjtë në rrugë, fotografon kartat e tyre të identitetit

Policia nis kontrollet në rrugët e kryeqytetit, pak para nisjes së paralajmëruar të protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Siç shihet edhe nga pamjet, efektivët e policisë kontrollojnë të rinjtë në rrugë, për të shuar dyshimet dhe për të shmangur incidentet që mund të shënohen në vijim gjatë zhvillimit të protestës.

Ata u kanë fotografuar kartat e identitetit.

Deri më tani, në ditën e tretë të protestës, situata paraqitet e qetë.