Paralelisht me protestën e studentëve, në Tiranë ka nisur edhe protesta te Unaza e Re.

Banorët janë vendosur në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Protesta te Unaza e Re shënon ditën e 39, ndërsa banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re