Protestat kundër rritjes se cmimit të karburantit dhe të ushqimeve do të vazhdojnë edhe sot në ditën e tyre të katërt.

 

Mirëpo ndryshe nga protestat e ditëve të fundit të zhvilluara në orën 17:00, këtë të shtunë protesta e konsideruar mbarëkombëtare do të zhvillohet në orën 11:00.

 

Organizatoret në rrjetet sociale kërkuan ardhjen e njerezve nga pika të ndryshme të Tiranës dhe më pas grumbullimin e tyre para Kryeministrise.

 

Protestat në Tiranë dhe në shumë qytetë të vendit kanë dhënë efektet e para . kjo pasi qeveria mblodhi furnizuesit e mëdhenj të karburantit duke kërkuar prej tyre ulje të marzhit tëpaktën në 2 muajt e ardhshëm duke krijuar edhe një Bord që do të monitoroje të gjithë situatën e cmimeve.

 

Ndërkohë në treg është reflektuar cmimi I naftës dhe benzinës që ka zbritur me të paktën 50 leke të reja për litër në raport me sa ishte disa ditë më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re