Po zhvillohet para Kryeministrisë protesta e 40-të kundër kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, ku po protestojnë dhe po bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit. Protestuesit shprehen se pakënaqësitë e tyre lidhen me pensionet, shërbimin shëndetësor, koston e jetesës dhe çështje të tjera sociale.

Një prej protestueseve deklaroi se nuk do të largohen nga sheshi pa arritur qëllimin e tyre.

“Protestojmë për vjedhjen e pensioneve dhe mungesën e ilaçeve. Me një pension prej 97 mijë lekësh nuk përballoj dot as nevojat bazë. Shkoj të blej ilaçe dhe nuk i gjej siç duhet, ndërsa në spital nuk vizitohesh dot. Kryeministri gjen 4 milionë euro për një këngëtar, ndërsa popullin e lë në këtë gjendje. Të mblidhemi të gjithë. Nuk ikim pa e rrëzuar atë. Kam 10-12 vjet nëpër gjykata dhe ende nuk kam marrë një përgjigje për pronat”, u shpreh protestuesja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re