Banorët e Lumasit kanë hyrë në ditën e pestë të grevës së urisë dhe nuk pranojnë të dorëzohen pavarësisht se ditën e sotme po trajtohen me sërum.

Ata u futën në grevë 5 ditë më parë për shkak se thirrjet e tyre për mbrojtjen e burimit të Sinecit nuk u dëgjuan.

Banorët, të cilët prej tre muajsh janë përplasur disa herë me policinë , kanë katër kërkesa. Ata duan pezullimin e projektit për ujësjellësin e fshatit Lumas; largimin nga detyra të drejtorit të Policisë Berat; pezullimin e Ardi Velit; si edhe një takim me Kryeministrin Rama.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re