Skip to content

Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen

marshimi protestaaaaaaaaaaaaa

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Marshimi ka vijuar me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi”.

 

Protestuesit theksojnë se kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme mbetet largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga detyra.

Platforma e tyre përfshin krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor për të përgatitur vendin për zgjedhjet e ardhshme, si dhe shfuqizimin e disa nismave ligjore që konsiderohen si të dëmshme e në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.