Data 22 nëntor, që përkon me Ditën e Alfabetit shqiptar, do të jetë festë kombëtare. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, në fjalën e tij gjatë Samitit të Diasporës. Ai theksoi se beson se kjo datë të jetë festë edhe në Kosovë, njësoj si në Maqedoninë e Veriut.

 

Me një sugjerim të presidentit dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të frymës të këtij samiti por edhe të asaj që thashë, rëndësia e madhe që ka që ne të jemi bashkë dhe të mësojmë nga njëri tjetri, është diçka e çuditshme por prapë është forca e një njeriu e Arben Xhaferit që nuk jeton më por pati vizionin që të kërkojë që dita e alfabetit, 22 nëntori të jetë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se është dita që dita e alfabetit, e gjuhës që na bashkon të gjithë, që është bekimi ynë më i madh, të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër, unë besoj që edhe presidentja e Kosovës do t’ja japë sugjerimin kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj presidentin për veten time.

 

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se Shqipëria i detyrohet shumë diasporës, për atë që ajo ka dhënë në fuqizimin ekonomik e social të vendit. Kryeministri theksoi se duhet fuqizuar përpjekja dhe besimi se me Diasporën, Shqipëria e shqiptarët mund të lartësohen si kurrë më parë.

 

“Është shumë e rëndësishme që në këtë pikë të funksionojmë si mekanizma që kanë një qëllim dhe kryejnë një funksion. 8 vjet janë shumë pak për të ndërtuar këtë urë, por e mjaftueshme për të gjykuar sesa shumë potencial ka ky investim dhe se çfarë fuqie e paimagjinueshme që mund të çlirohet më tutje nëse ecim së bashku në këtë drejtim. Asnjë vend nuk i detyrohet diaporës, sa i detyrohet Shqipëria. Unë besoj në dritën ogur mirë të 11 vjetorit të pavrësisë, jo vetëm kushtet, por edhe dëshirat janë të pjekura. Unë besoj se 10 vite më parë, nuk do ishim në gjendje të themi atë që sot e themi me plot gojën, shqiptarët kanë arsye për të kërkuar shumë më tepër, por ama, si sot, shqiptarët nuk kanë qenë kurrë asnjëherë më parë’, theksoi Rama.

 

Ndër të tjera ai nënvizoi se ka ende punë për t’u bërë për diasporën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re