Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në Ditën e Çlirimit, po zhvillojnë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.

Krerët e shtetit po nderojnë kujtimin e të rënëve për lirinë e ardheut.

Kujtojmë se sot festohet 79-vjetori i Çlirimit të vendit nga forcat gjermane.

Këtë ditë politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit.

E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re