Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, janë bërë sërish bashkë për ditën e Çlirimit.

Rama dhe Meta, të shoqëruar nga drejtues të tjerë të shtetit, kanë nderuar dëshmorët dhe kanë vendosur kurora me lule tek monumenti “Nëna Shqipëri”.

“Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa Meta uron shqiptarët me fjalët: “LIVE nga Memoriali “Nëna Shqipëri” – GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!”

Ashtu si një ditë më parë në Vlorë dhe në ceremoninë e sotme Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re