Dita e Çlirimit, mesazh nga Partia e Lirisë


Në kuadër të homazheve pranë Monumentit “Nëna Shqipëri”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Çlirimit dhe përkujtoi kontributin e dëshmorëve të atdheut.

Ai përmendi sakrificën e të rinjve dhe të rejave që luftuan kundër pushtimit nazi-fashist, duke theksuar emra si Mujo Ulqinaku, Qemal Stafa, Margarita Tutulani dhe Vojo Kushi.

Blushi kritikoi situatën aktuale politike dhe theksoi se misioni i Partisë së Lirisë është të rikthejë lirinë e shqiptarëve.

Mesazhi u mbyll me homazhin tradicional: “Lavdi dëshmorëve të Atdheut!”