Presidenti Ilir Meta ka takuar sot mbesën e Qemal Stafës, Narcis Stafa.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shoqëruar me foto krah saj, Meta thekson se ky takim vjen pikërisht në 79-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Qemal Stafa.
“I lumtur të takoja Narcis Stafa, mbesën e simbolit të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Qemal Stafa, sot në 79-vjetorin e rënies së Tij heroike”, shkruan Meta.
I lumtur të takoja Narcis Stafa, mbesën e simbolit të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Qemal Stafa, sot në 79-vjetorin e rënies së Tij heroike.
Posted by Ilir Meta on Wednesday, May 5, 2021