Sot është dita e dytë e turit ballkanik të kryeministrit Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit. Pas takimeve të djeshme që kreu në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Rama do të udhëtojë për në Bosnje Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjes.

Rama dhe Kriston do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Më pas, kryeministri do të pritet nga kryeministri i Malit në Zi, Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, parashikuar të mbahet në orën 16:00.

Turi do të përmbyllet në Serbi në një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp.

May be an image of map and text

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re