Presidenti Meta i dërgoi një mesazh urimi kreut të Keshillit Europian, me rastin e Dites se Evropes.

Në letër, Meta shkruan se muajt dhe javët e fundit kanë qenë një vitrinë e vërtetë e solidaritetit, mbështetjes dhe inkurajimit evropian ndaj Shqipërisë. Presidenti Meta falenderon BE-në jo vetëm për ndihmën në situatë Pandemia por edhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqiperisë.

Unë dhe bashkëqytetarët e mi jemi mirënjohës për ndihmën e menjëhershme që na dhatë pas tërmetit të nëntorit të vitit të shkuar, për përgjigjen e integruar ndaj pandemisë si dhe për vendimin inkurajues të Këshillit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.Jam i inkurajuar gjithashtu edhe nga përfundimet e Samitit të Zagrebit, që ritheksuan perspektivën evropiane të rajonit tonë si dhe domosdoshmërinë për të pasur një proces të pakthyeshëm pranimi, të mbështetur mbi vlerat e përbashkëta evropiane.

Në letrën drejtuar Sharl Mishel, Meta garanton se do të bëj çdo përpjekje për të favorizuar një zbatim të mirëfilltë të reformave, në drejtim të ndërtimit të një demokracie funksionale dhe të mbizotërimit të sundimit të ligjit në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re