Një fjalim që Vladimir Putin mbajti pak pas orës 10 të mëngjesit para trupave ruse dhe udhëheqësve të njëzet vendeve që u mblodhën sot në Sheshin e Kuq të Moskës për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, një përvjetor që festohet për të katërtin vit radhazi në hijen e konfliktit në Ukrainë, zgjati vetëm 10 minuta.
“Në Rusi, Dita e Fitores festohet si festa më e rëndësishme”, tha Putin, duke theksuar se vendi i tij i kujton mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk do të bjerë kurrë dakord me shtrembërimin e ngjarjeve të saj. Presidenti rus i kërkoi turmës së mbledhur të mbante një minutë heshtje në kujtim të të vdekurve të “Luftës së Madhe Patriotike”, me të ftuarit në tribuna që u ngritën nga vendet e tyre për të treguar respektin e tyre.
Путин и зарубежные гости на Красной площади pic.twitter.com/zH7w2Mk7Qa
— Кремлевский пул РИА (@Kremlinpool_RIA) May 9, 2025
Presidenti rus iu referua në fjalimin e tij edhe “operacionit ushtarak special” në Ukrainë, duke thënë se i gjithë populli mbështet trupat. “E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. I gjithë vendi, shoqëria dhe njerëzit i mbështesin ushtarët që marrin pjesë. Ne jemi krenarë për guximin dhe vendosmërinë e tyre. Për këtë forcë shpirtërore që na ka sjellë gjithmonë vetëm fitore”, vuri në dukje Putin.
Pas fjalimit të presidentit rus, filloi parada madhështore ushtarake nën muret e Kremlinit, ku morën pjesë presidentët e Kinës Xi Jinping dhe Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, si dhe udhëheqësit e aleatëve të Rusisë, si Kazakistani, Bjellorusia, Vietnami, Armenia, Kuba dhe Venezuela.
Обстановка на Красной площади за несколько минут до начала парада.
Видео: ТАСС/Ruptly pic.twitter.com/Gpcn8k1W1u
— ТАСС (@tass_agency) May 9, 2025
Pavarësisht politikës së izolimit të promovuar nga Perëndimi, të pranishëm ishin kryeministri sllovak Robert Fico – duke sfiduar thirrjet e Bashkimit Evropian – dhe kreu i shtetit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe presidenti serb i Bosnjës Milorad Dodik, i cili kërkohet nga drejtësia boshnjake.
🇧🇾”За Батьку – горой!”
Наши на Красной Площади💪 pic.twitter.com/cLsqse1b1Z— Belarus_24 (@Belarus_24) May 9, 2025
Ushtarë nga 13 vende të tjera marron pjesë në paradën madhështore në Sheshin e Kuq, përfshirë ushtarë nga Kina, Vietnami, Burma dhe Egjipti.
Presidenti rus urdhëroi që të respektohet një armëpushim nga 8 deri më 10 maj me rastin e festimeve të 9 majit. Por Ukraina, e cila është përballur me një ofensivë ruse në shkallë të gjerë që nga viti 2022, akuzoi armikun e saj dje, të enjten, për sulm përgjatë gjithë vijës së frontit, duke përmendur qindra shkelje të armëpushimit. /tesheshi.com/