Dita e Flamurit ka bërë bashkë në Vlorë, kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.

Të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Pavarësisë në Vlorë.

Më pas Begaj, Rama, Kurti dhe Nikolla janë takuar me qytetarët që ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re