Mesnatën e të premtes përfundon fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në Maqedoni.
 
E shtuna do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën qytetarët do të votojnë për krerët e 35 komunave që dolën në balotazh.
 
Gara pritet të jetë e ashpër sidomos në komunat me shumicë shqiptare. Në Tetovë,  Saraj, Çair, Tearcë dhe Zhelinë,  BDI-ja do të përballet me Lëvizjen Besa.
 
Ndërsa në Strugë, Gostivar e Dibër, partia e Ali Ahmetit do të sfidohet nga Aleancëa për Shqiptarët e Zijadin Selës. Votimi do të nisë në orën 7 dhe do të përfundojë në orën 19.
 
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor, nga ku u zgjodhën kreu I kryeqytetit Shkup  si dhe  drejtuesit e 45 komunave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re