Ndërsa lufta gjenocidale në Rripin e Gazës ka hyrë në ditën e saj të 162-të, agresori izraelit vazhdon të bëjë masakra, siç ndodhi në ditën e gjashtë të Ramazanit.

Më shumë se 80 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën, kryesisht fëmijë dhe gra, në sulmet e kryera nga ushtria izraelite mbrëmë dhe në agim të sotëm, kur ata shënjestruan disa shtëpi dhe ndërtesa ku ndodheshin civilët në qytetin e Gazës, kampin Nuseirat dhe qyteti Rafah.

Burimet lokale thonë se forcat pushtuese bombarduan një ndërtesë banimi shtatëkatëshe që strehonte njerëz të zhvendosur pranë spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën 36 civilë, me shumë ende nën rrënoja. Forcat pushtuese bombarduan gjithashtu një shtëpi të banuar në rrugën Al-Jalaa në qytetin e Gazës.

Mbrëmë, ushtria izraelite shënjestroi më shumë se 12 shtëpi të sigurta ku civilët kishin ikur.

Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës pas 7 tetorit të vitit të kaluar. Deri më tani, mbi 31.490 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, ndërsa 73.439 janë plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re