Anëtarja e Këshillit  Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka dhënë një mesazh në ditëë ndërkombëtare të gruas, 8 marsi.

Ajo shprehet se sot ata gratë festojnë fuqinë e natyrshme që i ka dhuruar zoti për të dhënë jetë.

Në Tiranë sot jetojnë 470.000 vajza dhe gra, të cilat sipas Zhulalit kërkojnë një jetë të sigurt dhe me dinjitet.

Ilda Zhulali: Në Tiranë jetojnë 470.000 vajza dhe gra.

Sot ne festojmë fuqinë e natyrshme që na ka dhuruar zoti për të dhënë jetë.

Ne jemi 470.000 zëra që kërkojnë një jetë të sigurt dhe me dinjitet.

Instikti i nënës duhet të na bëjë bashkë të mbrojmë familjet tona që ato të mos kthehen në një azil të vetmisë së madhe.

Nuk mund të na ndajë bindja politike për të pare se jane paguar 120 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston.

Sa të verbra politikisht duhet të jemi përpara se të pranojmë se çiftet e reja nuk blejnë dot një apartament në Tiranë për shkak të çmimeve strastosferike prej parave të drogës.

A nuk na sëmur të gjithave njëlloj ajri i ndotur i Tiranës, që sot është 18 herë më i lartë se niveli i pranueshëm.

A nuk jemi të gjitha ne që ankohemi se fëmijët nuk kane ku të luajnë?

A nuk na dridhet zemra njësoj kur fëmijët dhe të afërmit tanë bëjnë plane për t’u larguar një orë e më parë nga ky vend?

Me dashurinë dhe përgjegjësinë që na dallon si nëna, të bëhemi bashkë dhe kthejmë shpresën në këtë vend.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re