Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej dy javësh kanë hyrë në grevë urie.

Ditën e sotme janë shoqëruar në spitalin e Mallakastrës dy grevistë, pasi kanë paraqitur probleme dehidrimi, dhembje koke e luhatje të tensionit.

Po ashtu, mësohet se gjatë natës një tjetër grevist ka pasur probleme shëndetësore.

Kjo është dita e katërmbëdhjetë e grevës së urisë dhe naftëtarët janë të vendosur ta vazhdojnë këtë grevë, ndërsa deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Të hënën pritet një tjetër marshim në rrugët e qytetit të Ballshit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re