Naftëtarët e Ballshit kanë vazhduar sërish grevën e urisë.

Në ditën e katërt të grevës, ata thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet shtetërore.

Madje, ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë asistencë mjekësore.

“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri tani. Nuk kemi pasur asistencë mjekësorë. Do të qëndrojmë në grevë urie nuk kemi rrugë tjetër”, janë shprehur naftëtarët.

Pas protestave të njëpasnjëshme, naftëtarët u futën në grevë urie.

Një nga kërkesat kryesore të tyre është rifillimi i punës në uzinë, pasi siç thonë ata me atë punë mbajnë familjen dhe sigurojnë bukën e gojës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re