Dita e katërt e protestave në Francë ka sjell një tjetër viktime.

 

Një protestues 20-vjeçar vdiq kur u rrëzua nga një çati supermarketi në përleshjet që shpërthyen pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel në Nanterre  nga një oficer policie.

 

Më shumë se 1,300 njerëz u arrestuan gjatë natës në Francë , shumë prej tyre në Paris dhe periferi.

 

Place de la Concorde në Paris është evakuuar. Nga trazirat u plagosën 249 policë dhe xhandarë.

 

Presidenti Emmanuel Macron ka vendosur të shtyjë vizitën e tij shtetërore në Gjermani dhe kryeministrja Elisabeth Borne bën të ditur se opsioni i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk përjashtohet më.

 

Qeveria njoftoi vendosjen e mjeteve të blinduara të xhandarmërisë dhe anulon të gjitha “ngjarjet madhore”.

 

Mijëra njerez kanë marrë pjesë pasditen e kësaj të shtune në funeralin e të riut Nahel që u qëllua për vdekje nga forcat e rendit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re