Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e dhjetrave aktivitetesh të organizuara në Ditën Ndërkombëtare të librit.

 

Shefi i qeverisë në një grup nxënësish ka zgjedhur që të ndajë me ta një fragment nga libri autobiografik “ Mëngjeset në Kafe Rostand” të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

 

“Nuk është nga librat e rëndë të Ismail Kadaresë, që kërkojnë angazhim gati gati special për t’u dëgjuar nga fillimi deri në fund, por është një përmbledhje e një sërë reflektimesh të tij, që në tërësinë e tyre të japin kënaqësinë e vërtetë e të qenit lexues librash”

 

Në ditën ndërkombëtare të librit, aktivitetet për të nxitur leximin te të rinjtë ishin të shumta, mes tyre edhe përdorimi i autobusit urban falas, nëse do të kishe një libër në dorë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re