Në ditën botërore të Lirisë së Medias, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndet gazetarët që sipas tij, në këtë periudhë të vështirë kundër #covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun.

Teksa thekson se vendi bëri hapa mbrapa edhe këtë vit, Basha përmend Ligjet kundër medias online si dhe kufizimin e qasjes, sipas të tij të gazetarëve në informacion, “arrestimi e tyre dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë”.

Mesazhi i kryetarit Basha ditën e lirisë së medias

Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjithë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër #covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën.

Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.

Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re