Mazhoranca dhe opozita patën një parplasje në distancë në ditën e parë të shkollës, me temë arsimin.

PD, me anë të deputetes Vokshi e quajti atë si në “ditën më te zezë”, referuar mbylljes së disa shkollave, për të cilat u pretenduar se ministrja Nikolla ka shkelur dhe ligjin.

“Është mbyllur sot shkolla në vendlindjen e Fishtës, në vendlindjen e Asdrenit, janë mbyllur shkolla të hapura që në 1920 dhe kjo është mbyllur në mënyrë antiligjore. Për mbylljen e një shkolle duhet të dalë një urdhër i Ministrisë së Arsimit, por duhet edhe konsultim me qytetarët. 133 shkolla te evidentuara nga PD janë mbyllur, mijëra nxënës nuk kanë nisur vitin e ri mësimor, mijëra të tjerë detyrohen të shpërngulen në shkolla të tjera, kilometra larg shkollave ekzistuese”, tha znj. Vokshi.

Ka reaguar kreministri Rama në orët e pasdites, duke shkruar:

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë”, u shpreh Rama në rrjete.

 

.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re