Dita e parë e shkollës e gjen arsimin me një ministre të re, Ogerta Manastirliun. Kjo e fundit ka uruar të gjithë nxënësit që nisin rrugëtimin e tyre në këtë vit të ri akademik, ndërsa falenderon mësuesit për kontributin e tyre.

 

“Dita e parë e shkollës është një fillim i ri për të gjithë.

 

Të gjithë mësuesve tanë, që ndriçojnë rrugën e dijes për brezin e ri me shumë durim e pasion, fëmijëve, që sot shkojnë në klasën e parë dhe të gjithë nxënësve dhe prindërve të tyre, u uroj një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm”, shkruan ajo.

 

Manastirliu pritet të betohet këtë të hënë si Ministre e Arsimit, post i cili mbahej nga Evis Kushi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re