Një tjetër rast privimi për të hyrë në shkollë me shami ka ndodhur në Kosovë, pikërisht në ditën e parë të sezonit të arsimor.

Ka ndodhur kjo në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

“Pasi ka hy në klasë e kanë thirrë në drejtori, i kanë thënë nuk mundesh me vazhdu mësimin përshkak të mbulesës”, citojnë mediat kosovare të ketë thënë i afërm i nxënëses.

Dhe kujtojmë se pikërisht në Gjakovë, në një prej shkollave të saj, kohë parë u shfa një pankartë në kufijtë e skandalit ku vajzat shami barazoheshin duhanin dhe alkoolin.

E ndërsa në Shqipëri prej vitesh nuk ekzistojnë privime të tilla, si për nxënëse apo mësuese me shami, në Kosovën edhe me tradita të quajtura fetare, posaçërsht islame, shfaqet paradoksalisht një laicizëm me natyrë islamfobe, si të ishte një vend me Islamin në minorancë. Pos kësaj, privime të tilla nuk ekzistojnë as në Serbi apo Maqedoni, aty ku ka popullsi muslimane. /tesheshi.com/    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re