Të paktën 137 janë viktimat e sulmit të Rusisë në afro 16 orët e para qëkur Presidenti Putin zgjodhi që konfliktin ta zgjidhë me luftë e gjak.

Shifrën e viktimave e konfirmoi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili ndër të tjera u shpreh se “nuk ka parë asnjë” që të vijë të luftojë përkrah Ukrainës.

Presidenti deklaroi po ashtu se që nga e enjta, hyn në fuqi ligji i luftës, ndërsa meshkujt në Ukrainë nga mosha 18 deri në 60 vjeç, nuk do të lejohet të largohen nga vendi.

Zelenski shtoi se ai do të qëndrojë në Kiev edhe pse sipas tij, objektivi i parë i rusëve është ai vetë, ndërsa familja e tij, ‘objektivi i dytë’.

Foto e shkeputur nga raportimi i The Guardian



Post Views:
4

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re