Nga dita në ditë, në Tiranë po përmirësohet situata sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19.
Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që kryeqyteti nuk ka rast të ri, ndërsa në Tiranë që nga shpërthimi i pandemisë janë infektuar 253 persona.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se dje u regjistruan vetëm 2 të infektuar, ndërkohë të dielën numri i të infektuarve ishte 5.
Kjo tregon se vatra në kryeqytet po shuhet dhe autoritetet e kanë situatën nën kontroll.
Tirana nisur edhe nga numri i popullsisë është qyteti me numrin më të madh të infektuarve.
