Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në ceremoninë hapëse të Paradës së 28 nëntorit, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, u shpreh se do të mundohen të gjejnë një hapësirë mes reshjeve, për të zhvilluar aktivitetet e planifikuara.

Veliaj falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke nisur nga komuniteti arbëreshë, shqiptarët e Luginës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe në fund ata që kanë ardhur nga Amerika.

Kryebashkiaku gjithashtu theksoi se parada e cila po mbahet për herë të parë në Tiranë, do të zhvillohet dhe në bashki të tjera, ndërsa shprehu se do të kthehet në një traditë.

Erion Veliaj: Do të mundohemi të gjejmë një hapësirë mes reshjeve që ata që kanë ardhur të respektohet. Do të duhet që në çdo stacion t’i japim komunave vëmendjen e vetë.

Një porosi i veçantë e kryeministrit Edi Rama ishte që festa t’i dedikohej komunitetit arbëreshët.

Ajo që është e mundur është se teksa shkojmë në BE kemi mundësi të pafundme që të aplikojmë të projekte të përbashkëta.

Falënderoj shqiptarët e Preshevës që janë këtu.

Për të gjithë miqtë që na kanë ardhur nga Kosova, një falënderim i veçantë. Edhe në Kosovë, është shumë e rëndësishme të kemi prani nga të gjitha partitë politike në union.

Falënderoj dhe ata që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut. Kemi një zv.kryeministër shqiptar që shumë shpejt do të kemi dhe një kryeministër.

Falënderoj dhe ata nga Mali i Zi. E di që jeni më pak, por jo më pak nga rëndësia. Qeveria jonë ka financuar urën mbi Bunë dhe mezi pres të jemi më afër.

Në finale, kemi shumë miq që do t’i takojmë pas pak. Komuniteti që ka ardhur nga Nju Jorku.

Të gjithë miqtë që kanë ardhur nga Amerika, një falënderim të veçantë. Na sollën një traditë që edhe në Shqipëri kishte nevojë të rehabilitohej. Sot parada, qoftë në ditë më shi, është gëzim. Do të kemi një stafetë që fillon nga Tirana më pas te të gjitha bashkitë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re