Kryeministri Edi Rama, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, është shprehur se Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia e popullit hebre.
Në një postim në X, Rama shkruan se “Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një vend i shenjtë, duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë”.
Kreu i qeverisë u shpreh se dëshiron që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane.
“Pa tunele terrori poshtë dhe askush nuk e vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar”, theksoi ai.
Ndërsa i bëri thirrje popullit hebre që të vizitojnë vendin tonë dhe të investojnë këtu për të ndërtuar një të ardhme më të përbashkët të rrënjosur në shpresë dhe unitet.
“Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona të humbur dhe forcën e atyre që mbijetuan. Po ashtu, kujtojmë me krenari se falë guximit të gjyshërve dhe nënave tona (pothuajse të gjithë muslimanë), Shqipëria, një komb i vogël me një zemër të madhe, u bë një strehë—duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i vetëm europian me më shumë hebrenj sesa para saj. Ne qëndruam atëherë dhe qëndrojmë tani kundër antisemitizmit dhe islamofobisë.
Duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete të pavarura; pa tunela terrori nën dhe e pa askënd që vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre ne i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni, dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të mbështetur në shpresë dhe unitet”, shkruan Rama.