Buhariu dhe Muslimi transmetojnë në të dy Sahihet e tyre nga Ebu Hurejre r.a.se i Derguari i Allahut alejhi selam po fliste për ditën e Premte, e me pas tha:”Ditën e Premte ka një orë,e cila nëse e gjen një musliman duke u falur namaz e duke i kërkuar Allahut diçka, Allahu do t`ia dhuroje atij atë që kërkon.”

Pastaj i Dërguari i Allahut alejhi selam bëri një shenje me dorën e tij për të treguar se kjo orë është një pjese e shkurtër kohe. (Buhari dhe Muslimi)

Dijetaret e sahabeve,tabi`inet dhe dijetare te tjerë që kanë jetuar pas tyre kane dhene mendime te ndryshme ne lidhje me këtë orë. Ne radhë të parë ,ata kanë shfaqur mendime të ndryshme,se a është e vlefshme edhe për ditët tona apo vlera e saj është shfuqizuar? Se dyti,ata që mendojnë se vlera e saj nuk është hequr kane dhëne mendime te ndryshme,ne lidhje me përcaktimin e kohës se kësaj ore gjate ditës se Premte.

Hafidh Ibn Haxheri ka paraqitur me shume se tridhjete mendime se bashku me argumentet e tyre,ne lidhje përcaktimin e kohës se kësaj ore.

Mendimet me te favorizuar në ketë heshtje janë vetëm dy prej tyre. Keto dy mendime janë të përfshira ne hadithe te pranuara. Mendimi i pare eshte se kjo ore fillon qe me uljen e imamit ne hutbe dhe vazhdon deri kur mbaron namazi.

Muslimi transmeton ne Sahiun e tij,se Abdullah ibn Omeri i është drejtuar Ebu Burde ibn Ebi Musa Eshariut me këto fjale:”A e ke dëgjuar babain tënd të tregoj diçka nga i Dërguari i Allahut a.s. ne lidhje me oren e dites se Premte?”Ebi Burdeh i eshte pergjigjur:”Po, unë e kam dëgjuar babain tim të thoshte,se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s.duke thënë:”Ajo ndodhet midis uljes se imamit dhe mbarimit te namazit.”Sahih Muslim

Imam Neueuiu është një ndër ata që kanë zgjedhur këtë mendim. Ai shprehet se ky është mendimi me i sakte dhe më i qëlluar. Mirëpo Sujuti është i mendimit se ajo ore gjendet gjate kohës së namazit. Me këtë ai bën një përcaktim më të ngushtë se ai i mendimit te pare.

Mendimi i dytë është se kjo ore gjendet ne pjesën e fundi te kohës së ikindise.

Disa nga autoret e librave te sunetit transmetojnë nga Xhabir ibn Abdullahi,se i Derguari i Allahut alejhi selam ka thënë:”Dita e Premte është dymbëdhjetë ore. Allahu ia plotëson lutjet çdo myslimani që kërkon diçka në te. Atë kërkojeni në orën e fundit te ikindise.”Sunen Ebu Daudi

Ibn Kajim është një ndër ata qe kane zgjedhur këtë mendim. Gjithashtu,ky është mendimi i shumicës se te pareve tanë dhe shumica e haditheve te transmetuara e argumenton këtë mendim.

Disa dijetare kane thënë se kjo ore nuk është bere e njohur,me qellim që njerëzit të përpiqen më shumë në lutje dhe adhurim duke shpresuar gjetjen e kësaj ore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re