Në ditën e shtatë të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave naftëtare vazhdon të përkeqësohet.

Mësohet se gratë kanë shfaqur shenja lodhje dhe luhatja të tensionit. Por pavarësisht se gjendja e tyre po përkeqësohet ato shprehen të vendosura për të vazhduar misionin e tyre.

“Do të vazhdojmë grevën, nuk tërhiqemi derisa të plotësohen kërkesat tona”, kanë thënë gratë naftëtare.

Gratë naftëtarë u futën në grevë urie, pasi dolën burrat. Një ditë më parë ato paralajmëruan se në grevë do të futen edhe fëmijët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re