Presidenti Ilir Meta ndodhet në Berat në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, nga ku është shprehur se Berati do të jetë një nga qendrat më të bukura e tërheqëse që prej kohës tërheq imagjinatën kombëtare dhe mbarë botës.

“Sot të gjithë popujt e Evropës, për koicidencë me Ditën tonë të Kulturës Kombëtare, festojnë njëkohësisht edhe Ditën e Trashëgimisë Evropiane. Ne shqiptarët ndihemi krenar përpara historisë së kulturës evropiane, pasi historia dhe trashëgimia shqiptare është pjesë dinjitoze e kulturës evropiane”, u shpreh presidenti Meta.

Meta mes të tjerash theksoi se në këtë udhëtim shumë shekullor ne jemi krenar për autincitetin tonë, gjuhën dhe traditat tona, ashtu sikurse ndihemi të vetëdijshëm dhe për kulturën e identitetin tonë perëndimor.

“Ne sot kemi ardhur mes jush jo vetëm për të evokuar bukuritë e historisë por edhe të nxisim interesin e qytetarëve dhe investitorëve për ti vitalizuar monumentet dhe për ti bërë më të dobishme për jetën. Shpreh gjithë mbështetjen dhe vlerësimin tim për restaurimin e Shqipësrisë, punonjësit duarartë të atelieve të Ministrisë dhe Institutit të Monumenteve të kulturës, që rizgjuar e ngrohën shpirtin e “thesareve të fjetura” të monumenteve të kulturës”
, tha presidenti Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re