Duket se pas shumë rastesh të regjistruara në fillim, tashmë juglindja ka rënë në qetësi. Burimet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë testuar dy persona që kishin shenja të ngjashme me ato të virusit COVID-19 por të dy përgjigjet kanë rezultuar negative.

 

Të njëjtat burime tregojnë se edhe pse nuk kishin histori udhëtimi me jashtë apo nuk ishin në listën e personave të kontaktit me të infektuarit, shenjat e paraqitura ishin të ngjashme dhe linin dyshimin e një zinxhiri të ri transmetimi, por përgjigjia rezultoi negative.

 

Në tre ditët e fundit janë çuar në total nga ky qytet 10 teste me persona të dyshuar dhe të dhjetë kanë rezultuar negative.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re