Dëbora dhe temperaturat e ulëta nuk i kanë stepur besimtarët ortodoksë për të kryer ritualin e Ditës së Ujit të Bekuar. Në Korçë dhjetra të rinj sfiduan temperaturat dhe ujin e ftohtë dhe u zhytën në ujë për të nxjerrë kryqin  e bekuar.

 

Për besimtarët uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe  çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar.

 

Pas ritualit të  celebrimit të meshes për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” qytetarët korcarë i janë drejtuar shatërvanit tek lulishtja” Vangjush Mio”ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë.

 

Në fund qytetarët  në  simbolikë të kësaj dite kanë mbushur shishe me ujë të bekuar në shatërvanin ku u hodh kryqi në shenjë mbarësie për familjet e tyre.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re