Besimtaret ortodoksë në Berat kremtuan kete te hene diten e ujit te bekuar. Edhe  pse temperaturat ishin nën zero gradë, besimtaret sfiduan të ftohtin dhe u futën në lumin Osum me qëllim kapjen e kryqit të shenjte.

Kesaj here, fati ishte me 42 vjeçarin Alfred Xhimitiku, nga lagjia Gorice, i cili arriti ta nxjerre kryqin dhe tua dorëzojë drejtuesve të kishës, sipas riteve.

Dita e ujit te shenjte u shënua edhe në qytetin e Durrësit. Pas mbajtjes se meshes në Kishën ortodokse, dhjetra besimtare iu drejtuan portit ku u zhvillua ceremonia.

Kryqin e nxorri nga uji 30 vjeçari, Nikolla Bici i cili falenderoi Zotin për bekimin që i dha në këtë ditë të shënuar.

Edhe ne Pogradec, të rinjtë sfiduan temperaturat e ulëta dhe u zhytën në ujë për të nxjerrrë kryqin e shenjtë.

Ndërsa në Fier, kisha e Shen Gjergjit organizoi hedhjen e kryqit në uje ne shatërvanin ne sheshin Europa. Kryqi u nxor nga 16 vjeçari Athanas Davidhi.

Në ceremonine e ujit te bekuar ne Elbasan kryqi u nxorr nga 19 vjeçari Julian Shqau ndërsa në Vlorë nga  44 vjeçari Klodjan Sani,  I cili ishte dhe I vetmi që u hodh në ujë.

Ceremonia e ujit te bekuar eshte nje rit i krishterë që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re