Skip to content

“Dita e Verës” në Elbasan/ Pavarësisht rritjes së çmimeve, nuk mungojnë panairet dhe koncertet festive (VIDEO)

Elbasani mbetet kryeqendra e festimeve të Ditës së Verës.

Pavarësisht gjendjes së ngarkuar që po kalojnë qytetarët për shkak të rritjes së çmimeve , por dhe luftës dhe frikës prej kësaj të fundit as këtë vit nuk do të mungojnë panairet dhe koncertet festive. Nënkryetarja e bashkisë Vesa Liço teksa prezanton programin pohon se festimet do të celen me performancën e vogëlushëve të kopshteve.

Liço: Risi e këtij viti janë lojërat popullore , duke na kthyer vite pas në periudhën kur teknologjia nuk ishte pjesë e jetëve tona. Edhe këtë vit dekori në qendër të qytetit shënjohet nga lulet e printuara, megjithëse këto të fundit u kritikuan një vit më parë nga qytetarët elbasanas. Gjithsesi aroma e ballokumeve ndjehet rrugëve të qytetit ndërsa tregtarë e qytetarë kanë nxjerrë në shitje edhe veroret, simbolikë e Ditës së Verës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb